
Trajnime Praktike
për Studentët
Këto trajnime synojnë të ndërtojnë aftësi konkrete dhe të zhvillojnë mendimin kritik, duke përgatitur studentët për sfidat që i presin në sallat e gjyqit apo në zyrat ligjore.
Studentët e juridikut që zgjedhin YJ Akademi & Yllka Jahja si mentoren e tyre ligjore përfitojnë më shumë sesa thjesht njohuri akademike. Ata marrin udhëzime të thelluara dhe një mbështetje të vazhdueshme nga një profesioniste e përkushtuar, e cila i udhëheq me përvojë dhe pasion.
Në studimin e lëndëve historike, ku bën pjesë edhe e drejta romake, përdoret sistemi kronologjik.
Filozofia e së drejtës është përfshirë në ketë akademi për nga rëndësia që ka studimi i saj por edhe nga vështirësia që hasin studentët për ta përvetsuar materialin.
Një nga vështirësitë që studentët hasin gjatë vitit të II akademik është studimi i lendes E drejta Civile, si për nga volumi dhe terminologjia.
E drejta administrative është ajo pjesë e së drejtës mbi bazën e së cilës zhvillohet funksioni ekzekutiv dhe administrativ i shtetit.
Ky kurs vjen në ndihmë të gjithë studentëve që përgatiten për provimin e së Drejtës së Detyrimeve dhe të Kontratave, por jo vetëm.
Do të analizojmë në detaje të gjitha llojet e kontratave.
Lënda e së drejtës familjare shpesh paraqet vështirësi për studentët për shkak të volumit dhe përmbajtjes së saj. Në këtë kurs, do të mësojmë në mënyrë të përmbledhur dhe të qartë elementët kryesorë të shtatë instituteve të së drejtës familjare, duke e bërë përvetësimin e materialit më të lehtë dhe më efektiv.
E drejta tregtare është një degë e së drejtës që rregullon marrëdhëniet juridike midis subjekteve të së drejtës kombëtare, si shoqëritë tregtare dhe persona të tjerë juridikë apo fizikë që veprojnë në fushën tregtare.
E drejta ndërkombëtare private, si një degë e së drejtës në kuadër të sistemit juridik të një shteti, përfshin tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet juridike private në të cilat paraqitet një element i huaj juridiko-privat. Ky kurs synon t’ju ndihmojë të kuptoni natyrën dhe kompleksitetin e këtyre marrëdhënieve, përmes një trajtimi të përmbledhur dhe të qartë të materialit.
Yllka Jahja është një profesioniste me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe edukimit ligjor. Si avokate dhe juriste, ajo dallohet për qasjen praktike, përkushtimin ndaj studentëve dhe aftësinë për të shpjeguar koncepte juridike në mënyrë të thjeshtë, por të thellë. Gjatë viteve, ka ndihmuar qindra studentë të juridikut të përgatiten me sukses për provime dhe të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme për rrugëtimin e tyre profesional. Me themelimin e YJakademi, ajo ka krijuar një hapësirë ku mentorimi shkon përtej teorisë, duke sjellë një perspektivë pozitive mbi zhvillimin personal, objektivat dhe të ardhmen e çdo studenti që zgjedh të ecë përkrah saj.
Këto trajnime synojnë të ndërtojnë aftësi konkrete dhe të zhvillojnë mendimin kritik, duke përgatitur studentët për sfidat që i presin në sallat e gjyqit apo në zyrat ligjore.
Ky trajnim shpjegon hap pas hapi procedurën ligjore për lidhjen e martesës dhe analizon tre rastet kryesore të zgjidhjes së saj, duke i paraqitur në mënyrë të kuptueshme për çdo student.
Një trajnim thelbësor që shqyrton ndarjen e pasurisë mes bashkëshortëve, llojet e regjimeve pasurore dhe efektet e tyre juridike në raste të ndryshme, si divorci apo trashëgimia.
Në këtë trajnim analizohet mënyra ligjore e përcaktimit të atësisë dhe mëmësisë, duke përfshirë aspekte të rëndësishme të të drejtave të fëmijës dhe detyrimeve prindërore, të ilustruara me shembuj konkretë dhe foto.
Një analizë e qartë dhe praktike mbi konceptet themelore të veprimeve dhe mosveprimeve në të drejtën civile dhe penale, si dhe ndikimi i tyre në lindjen e përgjegjësisë juridike.
Ky trajnim u mëson studentëve si të hartojnë dokumente zyrtare të një procesi gjyqësor, duke ndjekur rregullat standarde të gjuhës dhe stilit ligjor. Përfshin këshilla praktike për strukturimin, përmbajtjen dhe paraqitjen dinjitoze të akteve procedurale.
Trajnimi shpjegon rrjedhën e procesit në shkallën e parë të gjykimit administrativ, përfshirë procedurat dhe rolin e palëve në këtë fazë.
Vazhdim i logjikshëm i trajnimit të mëparshëm, ky modul trajton hapat e ndjekjes së një vendimi në apel, me ndihmën e ilustrimeve për të sqaruar procesin.
Përmes këtij trajnimi studentët do të kuptojnë rolin kyç që luan faji në lindjen e përgjegjësisë civile dhe dallimin mes formave të ndryshme të saj në praktikë.
Ky trajnim ofron një vështrim praktik mbi mënyrën si lidhet një kontratë, si interpretohet në rastet e konfliktit dhe çfarë veçorish ka kontrata financiare.
Një trajnim që mbulon procedurat për zbatimin e vendimeve gjyqësore, me fokus në hapat ligjorë që duhen ndjekur dhe autoritetet përkatëse që janë të përfshira në këtë proces.
Këto seminare janë falas dhe të vlefshme vetëm për studentët e regjistruar në planin 1 vjeçar të akademisë.
Anëtarët e YJakademi kanë mundësinë të rezervojnë një Zoom meeting individual me Yllka Jahjën për sqarime shtesë, këshilla mbi materialet apo ndihmë në përgatitje provimi.